Milani uron Modric: I përjetshmi Luka, gëzuar ditëlindjen

Futboll Bota | 1 vit më parë

“Një ditë e rëndësishme për Luka Modric, një moment historik për t’u festuar. Ai i është bashkuar vetëm kohët e fundit Milanit, por ka qenë në zemrat e tifozëve kuqezi gjithmonë, ngjashëm me pasionin e tij të gjatë për këto ngjyra. Luka Modric, i lindur më 9 shtator 1985, feston sot ditëlindjen e tij të 40-të”.

“Mosha është vetëm një numër dhe kampioni kroat e dëshmon këtë çdo ditë në fushë. Jemi vetëm në fillim të këtij udhëtimi së bashku, por lidhja është tashmë e rëndësishme. Duke mbërritur me një pasuri përvoje dhe një mori trofesh, Luka menjëherë u vu në dispozicion të trajnerit dhe ekipit, me përulësi dhe lidershipin e tij të qetë, dhe një dëshirë të fortë për të arritur rezultate të shkëlqyera në fushë. Sot, të gjithë së bashku, të festojmë: Gëzuar ditëlindjen, Luka Modric i përjetshëm!” Me këto fjalë në faqen e internetit, AC Milan uron mesfushorin kroat Luka Modric në ditën që ai mbush 40 vjeç.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme