Incidenti/ “Territori kosovar”, Federata Kosovare e Futbollit denoncon në UEFA homologen e saj spanjolle

Futboll Bota | 1 vit më parë

Federata Kosovare e Futbollit ka denoncuar në UEFA Federatën Spanjolle të Futbollit për termin që kjo e fundit përdori gjatë ndeshjes ku dy ekipet shpresa të vendeve në fjalë luajtën në kuadër të Europianit të 2027-ës.

“Për fat të keq kjo nuk është hera e parë që ne përballemi me një sjellje të tillë nga ana e Federatës Spanjolle të Futbollit, kjo është e papranueshme”, thuhet në letrën e dërguar në UEFA nga Federata Kosovare e Futbollit.

Spanja është njëra prej pesë vendeve të Bashkimit Europian, të cilat nuk njohin Kosovën si shtet. Federata Kosovare e Futbollit në notën e protestës i referohej deklaratës të bërë pas ndeshjes nga ana e Federatës Spanjolle të Futbollit e cila në komentin e fitores shkroi: “Një tjetër fitore përballë territorit të Kosovës”. Përveç se e denoncuan në UEFA, Federata Kosovare e Futbollit u hakmorr në rrjetin social “X” ku i dha mirëseardhjen ekipit U-21 iberik duke e konsideruar si ish-“Al-Ándalus”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme