Asambleja e PS më 11 shtator, kryeministri Rama do prezantojë programin qeverisës dhe kabinetin qeveritar

Politikë | 1 vit më parë

Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbledh të enjten e 11 shtatorit Asamblenë e partisë qeverisëse për të parashtruar programin e mandatit të 4-t, por edhe për të prezantuar kabinetin e ri qeveritar me të cilin do të çojë vendin drejt BE-së.

Punimet e Asamblesë, që pritet të mbahet në Pallatin e Kongreseve, do të çelen me fjalën e kryetarit Edi Rama. Ndryshe nga asambletë e kaluara, parashikohet që krahas 382 anëtarëve të Asamblesë, do të jenë të ftuar edhe 53 kryetarët e bashkive që drejtohen nga socialistët.

Asambleja e PS-së pritet me interes, pasi aty do të prezantohen prioritetet qeverisëse të mandatit të fokusuar posaçërisht në integrimin evropian dhe kabineti qeveritar, kur Edi Rama doli nga zgjedhjet parlamentare me rezultatin më të mirë, duke siguruar 83 mandate në Kuvendin e ri që nis punimet më 12 shtator.

Gazetare: Denada Shkodrani


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme