Krijohet “Besëlidhja e Re”, në Lezhë merr jetë një projekt ambicioz

Kategoria e Dytë | 1 vit më parë

Lajme të mira për futbollin në Lezhë. Ka marrë jetë “Besëlidhja e Re”. Pjerin Fusha është zyrtarizuar si president i klubit, Elvis Plori si trajnet dhe Renato Malota si drejtor teknik i ekipit. Skuadra lezhjane, që militon në Kategorinë e Dytë, synon që të rikthehet sa më shpejt në majat e futbollit shqiptar.

Ka qenë kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ai që ka ndarë lajmin në rrjetet sociale.  

“Sot, në një takim miqësor, u prezantua zyrtarisht Pjerin Fusha si president i ekipit të futbollit “Besëlidhja”. Falenderoj mikun tim Pjerin Fusha për marrjen përsipër të këtij angazhimi, që i jep klubit tonë një energji të re dhe një vizion të qartë për të ardhmen.

Në bashkëpunim me trajnerin Elvis Plori dhe lezhjanin Renato Malota, tashmë drejtor teknik i ekipit, jemi të bindur se do ta çojmë Besëlidhjen aty ku e meriton, në vendin që i takon.

Një mbështetje e veçantë për të gjithë djemtë e ekipit, që me pasion e përkushtim do ta qojnë ekipin e Besëlidhjes aty ku i ka hije, ne Superligë.

Bashkia Lezhë do të jetë gjithmonë pranë ekipit tyre, sepse vetëm së bashku do të arrijmë suksese të mëdha”, shkruan në një postim në rrjetet sociale kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme