Rrëfimi i Mbappé: Nuk kam të drejtë të gaboj

Në një intervistë për L’Equipe, Kylian Mbappé analizoi karrierën e tij dhe gjithçka që ajo përfshin: “Nuk kam të drejtë të dështoj. Por kjo është edhe arsyeja pse njerëzit të respektojnë kaq shumë. Sepse i pranon të gjitha këto, je elastik dhe gjithmonë dëshiron të fitosh. Nuk kam dashur kurrë ta pranoj dështimin, kështu që nuk më shqetëson të kritikohem për të. Jam shumë kërkues ndaj vetes, më shumë se shumica e njerëzve, kështu që e marr me qetësi”.
Lidhur me mënyrën se si paratë mund të ndikojnë negativisht në jetën e dikujt, ylli i Real Madridit tha: “Sa më shumë para të kesh, aq më shumë probleme ke. Ka njerëz që nuk e shohin se jeta jote po ndryshon. Ata duan të ruajnë imazhin e kohës kur ishe fëmijë, kur ishe me ta. Por ti nuk je më i njëjti: ke përgjegjësi, angazhime, një punë dhe llogari për të paguar”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



