Aksident i rëndë në Kukës, plagosen dy të rinj, njëri në gjendje kritike për jetën

Aktualitet | 1 vit më parë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 01:00 pas mesnate në qytetin e Kukësit, në zonën e njohur si “Sheshi Agjensia”.

Një automjet tip Benz, ku udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me dy automjete të parkuara pranë rrugës, për të përfunduar më pas disa metra më poshtë pasi ka humbur kontrollin.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe si pasojë, dy të rinjtë që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur rëndë. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët janë dërguar fillimisht në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të natyrës së plagëve, të rinjtë janë transportuar më pas drejt spitalit të Prizrenit për trajtim të specializuar. Gjendja e 17-vjeçarit është përkeqësuar ndjeshëm si pasojë e një hemorragjie të brendshme në kokë dhe dëmtimeve të organeve të brendshme. Rreth orëve të para të mëngjesit, ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku vijon të jetë në kujdesin intensiv.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht shkak i aksidentit te rende eshte shpejtësia e lartë duke humbur keshtu edhe kontrollin mbi mjetin.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda pak ditësh në qarkun e Kukësit. Dy ditë më parë, në aksin Krume Golaj, humbën jetën dy shtetas pas perplasjes se dy automjeteve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme