Raphinha kapet me Ancelotti-n, arsyeja është aktivizimi në Bolivi

Raphina ka menduar se prania e tij në fushë në ndeshjen e fundit të Brazilit në Eliminatoret e Botërorit 2026 nuk ka qenë e nevojshme. Sipas disa medieve në Spanjë, sulmuesi i Barcelonës nuk ka prituar aspak mirë vendimin e trajnerit italian për ta aktivizuar në transfertën boliviane, e cila jo vetëm që nuk vlente më asgjë për Brazilin por, edhe u luajt në kushte të vështira pasi siç dihet stadiumi në El Alto ndodhet 4000 metra mbi nivelin e detit.
Tekniku italian aktivizoi Raphina-n në pjesën e dytë pasi shpresonte që të evitonte humbjen turpëruese. Me këtë zgjedhje të bërë, 66-vjeçari hapi jo pak polemika pasi Raphina në dy takimet e fundit të Brazilit, me Kilin dhe Bolivinë, ka luajtur për 108’ ndërsa yjet e Real-it si Vinícius Jr., Rodrygo dhe Éder Militão u preferuan që të liheshin pushim nga trajneri italian, i cili nuk i grumbulloi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




