Vllaznia, përmbysje me “poker” ndaj Partizanit

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Vllaznia ka përmbysur Partizanin në “Loro Boriçi” duke marrë një fitore 4-1 në javën e tretë të “Abissne Superiore”, në një sfidë emocionuese që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në një ndeshje që nisi e kujdesshme për të dyja skuadrat, në momentin më të mirë të shkodranëve, ishin të kuqtë që arritën të gjejnë rrugën e rrjetës. Isgandarli në minutën e 26-të përfiton nga një hezitim i mbrojtjes kuqeblu për të dërguar topin në rrjetë.

Megjithatë, kuqeblutë arriën të vendosin barazpeshën 10 minuta më vonë me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Balaj.

Kur mendohej se kjo sfidë do të mbyllej në barazim, vjen një tjetër 11-metërsh në favor të shkodranëve, Balaj tregohet përsëri i saktë në minutën e 91-të. Nuk ka mbaruar me kaq, sepse Hakaj 90’+3 dhe Bismark, 90’+7 kompletojnë “pokerin” e kuqebluve në një mbrëmje emocionuese.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme