“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

Chermen Valiev bëri detyrën pak çaste më parë duke mposhtur mundësin nga Mongolia, Tugsjargal Erdenebat, në Botërorin e Mundjes 2025. Në turneun, i cili po mbahet në Kroaci, mundësi kuqezi, i cili është numri një i botës, ia doli që të kualifikohej mes 16 më të mirëve në kategorinë e peshës deri në 74 kg duke mposhtur rivalin nga Mongolia me shifrat 21-2 në një ndeshje që zgjati 02:42.
Sa i përket rrugëtimit të tij në këtë kategori, Valiev do të ndeshet për një vend mes tetë më të mirëve të turneut për peshat deri në 74 kg me mundësin nga Belgjika, Ibragim Ruslanovitch Veliev.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




