Cherhem Valiev, pranë medaljes së artë

Chermen Valiev, vetëm një hap larg medaljes së artë në Kampionatin Botëror të Mundjes, që është duke u zhvilluar në Zagreb. Kampioni i Europës në fuqi, në peshën deri në 74 kilogram në stilin e lirë, i ka ka kaluar me sukses të gjjtha raundet kualifikuese.
Fillimisht do të fitonte me superioritet pikësh përballë mundësit nga Mongolia, Erdenebat, me një rezultat 12-2. Po me superioritet pikësh, tashmë në 1/8 e finaleve, fitoi ndaj belgut Veliev.
Në raundin çerekfinal pati një duel të vështirë me amerikanin Kerr, që e fitoi me pikë. Por në të njëjtën situatë edhe në gjysmëfinale ndaj Sidakov, që konkurron nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes. Dhe përseri Shermen Valiev ia del. Të hënën në finalen për medaljen e artë do të ketë përballë japonezin Takahas.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




