Strukturat e reja të Kuvendit, PS cakton drejtuesit e shtatë komisioneve parlamentare

Politikë | 1 vit më parë

Pas konstituimit të Kuvendit ditën e premte, tashmë jeta parlamentare në vend pritet të zhvillohet vrullshëm dhe palët politike kanë nisur të përcaktojnë krerët e komisioneve për legjislaturën e re.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, paralajmëroi në fundjavë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të rakorduar procedurat e formimit të strukturave të reja parlamentare. Socialistët, siç u bë e ditur në Asamblenë Kombëtare, kanë propozuar që të shtohet numri i komisioneve të përhershme nga 8 në 11, dhe 7 prej tyre të udhëhiqen nga mazhoranca.

Nga ana e Partisë Socialiste raportohet se këta janë emrat e përzgjedhur për të marrë drejtimin e disa prej Komisioneve:

Komisionet nën drejtimin e PS

  • Ekonomia, Punësimi dhe Financat – Milva Ekonomi
  • Çështjet Ligjore dhe Administrata Publike – Ulsi Manja
  • Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtja – Bledi Çuçi
  • Burimet Natyrore, Infrastruktura dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm – Anila Denaj
  • Bujqësia, Ushqimi dhe Zhvillimi Rural – Blendi Klosi
  • Evropa dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani
  • Nismat Qytetare, Bashkëpunimi dhe Mbikëqyrja Institucionale – Fatmir Xhafaj

Si zëdhënëse e Grupit Parlamentar të PS-së është propozuar Eriona Ismaili, ndërsa do të ketë edhe dy Komisione të Posaçme:

  • Reforma Territoriale – Arbjan Mazniku
  • Reforma Zgjedhore – Damian Gjiknuri

Propozimet për ristrukturimin e parlamentit do të debatohen duke nisur nga e enjtja në një seancë maratonë, kur shumica politike pritet të paraqitë edhe programin qeverisës dhe më tej kërkesën për të votëbesuar kabinetin e ri “Rama 4”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme