Hapja e grupkapitullit 4 për negociatat, Begaj: Drejt realizimit të objektivit për hapjen e gjithë grupkapitujt brenda vitit

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur hapjen e grupkapitullit të katërt në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbajtur në Bruksel. Ndërsa vlerësoi rëndësinë e këtij akti, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në rrugën e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kreu i Shtetit shprehu besimin se me këtë ritëm progresi brenda vitit do të finalizohet hapja e të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë evropian. Sot Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin 4: Agjenda e Gjelbër & Lidhshmëria e Qëndrueshme.
Me këtë ritëm, Shqipëria drejt realizimit të objektivit të saj për të hapur gjithë grupkapitujt e negociatave brenda vitit”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.
Grupkapitulli 4 përfshin sektorë thelbësorë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




