UEFA Women’s Europa Cup: Vllaznia dhe Partizani luajnë të mërkurën ndeshjet vendimtare të raundit të parë kualifikues

Futboll Vendi | 1 vit më parë

Vllaznia dhe Partizani i vajzave do të luajnë të mërkurën ndeshjet e dyta të raundit të parë kualifikues, ku do të vendoset gjithçka për kualifikimin në raundin tjetër.

Vllaznia është vetëm një hap larg kalimit në raundin e dytë, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Kolos Kovalivka. Edhe takimi i kthimit do të luhet në “Loro Boriçi” në orën 18:00, ku vajzat shkodrane janë shumë pranë suksesit.

Për Partizanin sfida është shumë më e vështirë pas humbjes 5-0 në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”. Ndeshja e dytë Spartak Subotica – Partizani do të zhvillohet në “Gradski Subotica”, në orën 18:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme