Neuer feston fitoren e 100-të në Champions: Arritje e jashtëzakonshme mënyra se si mposhtëm Chelsea-n!

Sport | 1 vit më parë

Fitorja përballë Chelsea-t ishte e veçantë për Manuel Neuer pasi portieri gjerman koleksionoi triumfin e 100-të në Champions League duke u bashkuar kështu me një “klub” të vogël lojtarësh siç janë Iker Casillas (101), Thomas Muller (111) dhe Criastiano Ronaldo (115). “Është padyshim një numër i shkëlqyer. Për mua ka shumë rëndësi që të kemi arritur këto fitore së bashku me ekipin”, tha 39-vjeçari.

Ky numër fitoresh është “i pabesueshëm”, shtoi trajneri Vincent Kompany, i cili vlerësoi portierin e tij. “Ai mbetet një shembull shumë i mirë për ne. Ai është një model kaq i shkëlqyer për shumë nga djemtë. Kur them se djemtë duhet të punojnë shumë dhe të jenë një ekip, është më e lehtë kur Manuel Neuer jep shembullin. Nëse ai e bën këtë, të gjithë duhet ta bëjnë”, tha belgu.

Përballë Chelsea-t, Neuer theu një tjetër rekord në këtë kompeticion pasi është lojtari më i vjetër që ka bërë një paraqitje në Ligën e Kampionëve për Bayern-in. Në moshën 39 vjeç e 174 ditë ai kaloi Lothar Matthäus, i cili kishte luajtur me ekipin bavarez ndeshjen e fundit në moshën 38 vjeç e 353 ditë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme