Muriqi thyen rekorde, tani është goleadori i tretë më i mirë i Mallorca-s në La Liga

Spanjë | 1 vit më parë

Dy golat e Vedat Muriqit nuk i kanë shërbyer Mallorca-s për të marrë tri pikët në Barcelonë kundër Espanyol, por në planin personal do të thonë shumë për bomberin nga Prizreni.

Mediet spanjolle kanë evidentuar faktin se Muriqi me golat e shënuar në katalonjë ka arrirtur Víctor Casadesús, i cili është goleadori i tretë më i mirë i ekipit ishullor në Primera Division me 37 gola të shënuar.

Tashmë Muriqi, i cili rinovoi këtë vit kontratën me Mallorca-n deri në 2029-ën, do të jetë i motivuar përpara portës rivale pasi dy legjendat e klubit siç janë Juan Arango dhe Samuel Eto’o nuk janë larg. Respektivisht me 45 dhe 54 gola dy ish-lojtarët e Mallorca janë në shënjestrën e “Piratit”, i cili do të ketë ndeshje mjatueshëm në dispozicion për tu shndërruar në goleadorin historik të ekipit të Ishujve Balneare në La Liga.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme