Miqësorja e solidaritetit/ Euskadi pret Palestinën më 15 nëntor në “San Mamés”

Një formë proteste për atë çfarë po ndodh në Rripin e Gazës është edhe miqësorja e vendosur për tu mbajtur më 15 nëntor mes Shtetit Bask dhe Kombëtares palestineze të futbollit në stadiumin “San Mamés”.
“Cadena SER” ka bërë me dije se ky takim është organizuar me ndërmjetësimin e shtetit spanjoll. Sipas organizatorëve kjo ndeshje ka për qëllim që të sensibilizojë opionionin publik për atë çfarë po ndodh në Gaza.
Të martën mbrëma në po të njëjtin stadium tifozët e Athletic Bilbao treguan mbështetejn për popullin palestinez duke shpalosur një baner të madh në ndeshjen kundër Arsenal.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




