Kane nuk ndalet, “tripletë” në shtëpinë e Hoffenheim

Bayern vazhdon në rrugën e fitoreve edhe në raundin e katërt të Bundesligës. Harry Kane shkëlqeu me një tregolësh (dy me penallti) në fitoren 4-1 jashtë fushe ndaj Hoffenheim. Goli i katërt për bavarezët u shënua nga Gnabry, ndërsa goli i vetëm për vendasit u shënua nga Coufal. Me këtë fitore bavarezët ngjiten në 12 pikë, dyfishi i pikëve që ka grumbulluar Hoffenheim deri më tani.
Freiburg shënoi një tregolësh, duke mposhtur Werder Bremen me rezultatin 3-0. Me këtë fitore, Freiburgu ngrihet në gjashtë pikë, ndërsa Werderi është parakaluar dhe ka mbetur në katër pikë.
Një fitore e çmendur 4-1 jashtë fushe për Mainzin, i cili gjeti fitoren e parë në këtë sezon jashtë fushe kundër Augsburgut, duke shënuar dy gola kur luante me dhjetë lojtarë.
Një fitore historike për Hamburgun, 2-1 përballë Heidenheim, e para e tyre që nga ngjitja në Bundesligë pas viteve të “purgatorit” në Zweite.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



