“Berlin Marathon 2025”, Sawe dhe Wanjiru triumfojnë në temperatura të larta

Atletët nga Kenia Sabastian Sawe dhe Rosemary Wanjiru fituan ditën e sotme “Berlin Marathon 2025”.
Sawe u rendit i pari nga meshkujt me kohën 2 orë 02 minua dhe 16 sekonda. Kjo ishte maratona e tretë për afrikanin, i cili ishte vetëm 11 sekonda më i ngadalë nga rekordi i tij personal në këtë distancë të vendosur vitin e kaluar në Maratonën e Valencias.
Koha e dhënë nga Sawe ishte e nënta më e shpejtë në historinë e maratonave ndërsa për atë të Berlinit ishte e treta më e shpejtë pasi renditet pas rekordit të Kelvin Kiptum (2:00:35) dhe Eliud Kipchoge (2:01:09).
Podin e meshkujve e plotësuan japonezi Akasaki me kohën 2:06:15 dhe etiopiani Chimdessa Debele me kohën 2:06:57.
Ndërsa sa u përket atleteve femra keniania Wanjiru, e cila përfundoi këtë garë e dyta në 2022-in, bëhet e para fituese nga vendi në fjalë që fiton në Berlin prej 2018-ës së largët. 30-vjeçarja bëri të vetin suksesin falë kohës 2:21:05.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




