“Ka festë në Byshek”, organizim i Bashkisë Elbasan për promovimin e vlerave të zonës
“Ka festë në Byshek” ishte aktiviteti kulturor i radhës në Bashkinë e Elbasanit, nga ku bëri bashkë të gjitha moshat.
Mes ajrit të pastër dhe freskisë së ujti të Byshkeut, dhjetëra vizitorë shijuan koncertin artistik të Shushicës dhe kulinarisë së zonës.
Kryetari Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, u shpreh për RTSH se ky aktivitet synon të rrisë interesin e sektorit turistik në Byshek, për ta bërë atë në një ndër pikat e vizitueshme.
“Kjo festë është kthyer në një traditë për të gjithë Elbasanin. Festa të tilla lokale i kemi promovuar dhe i promovojmë për të rritur ndërveprimin kulturor mes zonave vetë por edhe kulinarisë për të promovuar traditën e zonëve të ndryshme të Elbasanit”, u shpreh kryebashkiaku i Elbasanit, Llatja.
Në këtë organizim nuk mungoi dhe panairi i zejeve, ku shumë artizane patën mundësi të promovonin punën e tyre. Vlerësime për organizimin dhe qëllimin e tij dhe nga pjesëmarrësit e shumtë.
“I kemi punuar dhe kemi qejf t’i promovojmë traditat”, tha një artizane.
“Zona e Byshekut është një zonë shumë e bukur dhe besoj se në të ardhmen do ketë edhe më shumë investime nga bashkia”, u shpreh një pjesëmarrës.
Ky aktivitet është në vazhdën e dhjetëra aktiviteteve promovuese të Bashkisë, të shtrira gjatë gjithë vitit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




