Albertini: Me Modric, Milani është për titull

Tri fitoret radhazi pas humbjes kundër Cremoneses kanë gëzuar Milanin dhe tifozët, të cilët kanë filluar të ëndërrojnë shumë. Ndër ata që mendojnë se kuqezinjtë mund të konkurrojnë për titullin është dhe Demetrio Albertini, i cili foli për këtë në një intervistë për La Gazzetta dello Sport: “Milani duhet të luftojë për titull. Kur vesh fanellën e kuqezinjve, je i detyruar të synosh majën, gjithashtu për të kuptuar se çfarë të mungon vitin e ardhshëm”.
“Se si i menaxhojmë momentet gjatë sezonit është një mister për të gjithë, por këto ditë të para të kampionatit kanë treguar se Djajtë e Kuq mund të qëndrojnë në krye”, shpjegoi Albertini. “Modric i ka sjellë qetësi grupit. Vetëm një kampion i madh që luan në atë pozicion mund t’i bëjë shokët e tij të ekipit të performojnë më mirë se sa pritet”.
“Me Lukën, gjithçka është më e lehtë. Si për lojtarët e rinj në moshë, ashtu edhe për të ardhurit së fundmi. Modriç nuk ka nevojë të ndjekë kundërshtarët, por t’i japë drejtim lojës. Ai ka nevojë për mesfushorë që mund ta gjejnë dhe ai dikton pasimet. Nuk mund t’i kërkosh të ketë qëndrueshmërinë fizike të një njëzetvjeçari ose të vrapojë për 90 minuta. Por me ato këmbë, ai bën diferencën”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



