Lushnja mbetet pa trajner, Xhafa jep dorëheqjen

Kategoria e Parë | 1 vit më parë

4 barazimet e arritura në 4 javët e para të kampionatit në Kategorinë e Parë, duket se nuk kënaqin pritshmëritë në kampin e Lushnjës. Trajneri Erion Xhafa ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Klubi e ka njoftuar vendimin përmes rrjeteve sociale, ndërsa tregon se vetë trajneri ka vendosur të dorëzojë detyrën për arsye personale.

Akoma nuk dihet se kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Lushnja nisi kampionatin me synimin për tu ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme