Entuziazmi i Juventusit, shiten të gjitha biletat për ndeshjen me Atalantën

Ka një entuziazëm të madh rreth Juventusit të Igor Tudor, i cili vjen pas barazimit me Veronën, por ende i pamposhtur pas pesë ndeshjeve zyrtare dhe në vendin e dytë në kampionat.
Bardhezinjtë kanë njoftuar se biletat e stadiumit Allianz janë shitur plotësisht për ndeshjen e së shtunës në orën 18:00 kundër Atalantës së Ivan Juriç.
Megjithatë, për ata që nuk kanë gjetur një biletë, ka ende shpresë: “Mbajtësit e biletave sezonale Full dhe Star mund t’i rikthejnë vendet e tyre në shitje, prandaj ne rekomandojmë të vazhdoni të monitoroni Dyqanin Zyrtar të Biletave të Juventusit, pasi vende shtesë mund të bëhen të disponueshme”, theksoi klubi në një deklaratë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



