Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Politikë | 1 vit më parë

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin ‘Trialog’ në RTSH1 se Strasburgu do japë një vendim që do të ‘bëjë të skuqemi të gjithë’ sa i përket shkarkimit të Erion Veliajt nga këshilli bashkiak.

Vangjeli tha se Veliaj duhet të merrte që në fillim përgjegjësinë e tij dhe të hiqte dorë nga drejtimi i bashkisë së Tiranës pas komunikimit të akuzave.

‘Ka një gjë që ne duhet ta kuptonim drejt. Ligji është i barbartë për të gjithë por ky është vetëm një slogan sepse nuk mund të veprojë në të njëjtën mënyrë ndaj kujtdo. Parimi i prezumimit të pafajësisë është i shenjtë, i palëkundur dhe që zbatohet në gërmë për një të zgjedhur, për një njeri të politikës. Edhe faulli moral mund të jetë shkak i mjaftueshëm për t’u larguar por këtë do të duhet ta kishte bërë vetë Veliaj; të thoshte që në krye të herë ndaj meje ka akuza të rënda, pesha e detyrës që kam mbi supe më pengon në betejën time”, tha Vangjeli.

Vangjeli theksoi më tej se nëse gjykatat shqiptare vendosin ndryshe dhe çështja e Veliajt Strasburgu “do të na thotë që kemi vepruar gabim”.

“Legjitimiteti i drejtimit të bashkisë së Tiranës është kërcënuar në thelbin e vet institucional edhe moral nëse doni. Do të duhet që qytetarët e Tiranës do të thirren edhe një herë në apel për të vendosur. Por mund të them diçka që mund ta parashikoj në mos Gjykata Kushtetuese nesër, në mos Gjykata e Lartë që ka mundësi të gjykojë ndryshe edhe për masën që Veliaj qëndron i mbyllur prej shkurtit. Edhe nëse këto gjykata vendosin ndryshe, në Strasburg ne do të shohim një vendim që do të na bëjë të skuqemi të gjithë qoftë ata që e dinin por heshtën, qoftë ata të cilët e shikonin por duartrokisnin, Strasburgu do të na thotë që keni vepruar gabim”, theksoi Vangjeli .

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme