Artizanet e Kukësit, tradita e Lumës po mbahet gjallë falë grave e vajzave

Sociale | 1 vit më parë

Kur flasim për traditën e Lumës, menjëherë e lidhim me artizanatin, sixhadetë e qilimat e pakrahasueshëm që kanë dalë nga duart e grave e vajzave kuksiane.

Afërdita Haziri dhe Fadile Kamberi janë dy nga mjeshtret e shumta të artizanatit. Traditën e Lumës, dhe emrin që ka fituar ndër breza, e lidhin me punën e dorës për veshjet tradicionale e endjet në tezgjah.

“Luma ka punuar me dorë çdo gjë. Na i kanë lënë trashëgimi”, u shpreh artizania Afërdita Haziri.

Nuk është në përmasat e dikurshme, por në një punishte janë mbledhur 10 të tilla. Punimet e dorës dhe artizanati janë të vështira. Përmasat e modelet të marrin kohë, por edhe mënyra e punimit të tyre.

“Është punë e vështirë”, tha ajo.

Si artizane e kanë nisur me kurset përkatëse pranë ndërmarrjes. Thonë se nuk merret kollaj si profesion. Pavarësisht mundit e punës që bëjnë, po përballen me vështirësitë e tregut.

Dikur Ndërmarrja e Artizanatit në Kukës kishte rreth 1.700 punonjëse. Prodhimet e tyre janë lakmuar në tregjet më të njohura të Evropës e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazetar: Bujar Muçmata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme