Mallorca nuk jep afate për rikthimin e Kumbullës në fushë, mbrojtësi në pikëpyetje për ndeshjen me Serbinë

Marash Kumbulla do të jetë në garë me kohën pasi dëmtimi që pësoi në ndeshjen mes Mallorca-s dhe Atletico Madrid ka qenë serioz. Ashtu siç mendohej mbrojtësi ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë.
Sipas stafit të mjekëve të ekipit të Mallorca-s për momentin nuk mund të jepet asnjë afat për rikthimin e Kumbullës në fushat e lojës pasi gjithçka do të varet nga fiziku i lojtarit dhe aftësia e tij për tu rikuperuar.
Siç dihet më 11 tetor të këtij viti Shqipëria do të luajë në Serbi takimin e vlefshëm për Eliminatoret e Botërorit 2026 dhe në këtë duel prania e Kumbullës duket se është në dyshim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




