Zyrtare: Klodian Duro largohet nga Liria

Kosova | 1 vit më parë

Ka zgjatur vetëm pak muaj aventura e Klodian Duros në krye të Lirisë së Prizrenit në Ligën e Parë të Kosovës. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale. Në 8 ndeshje të luajtura në kampionat nën drejtimin e Duros, Liria ka grumbulluar 12 pikë.

 “Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Klodian Duro, është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale.

FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Duro ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale.

Në ditët në vijim, klubi do të njoftojë mbi zgjedhjen e trajnerit të ri dhe hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Prizreni.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme