Botërori i 2030-ës me 64 ekipe, Löw kritikon FIFA-n: Do të ishte një zgjedhje e pakuptimtë!

Futboll Bota | 1 vit më parë

Për Joachim Löw zgjedhja e FIFA-s për të kualifikuar në fazën finale të Botërorit, i cili do të mbahet në Argjentinë, Paraguai, Uruguai, Spanjë, Portugali dhe Morok, plot 64 skuadra nuk ka kuptim.

“Si trajner them se do të ishte një humbje e madhe për cilësinë e kompeticionit nëse do të kualifikoheshin 64 skuadra. Deri më tani kemi thënë se futbollistët janë të ngarkuar pasi luhen shumë ndeshje dhe në këtë aspekt FIFA punon për të ngjeshur edhe më shumë kalendarin. Nuk e kuptoj këtë zgjedhje”, tha ish-komisari teknik i Gjermanisë.

Në fjalën e tij Löw shpjegon se FIFA nuk mund të kalojë në një Botëror me kaq shumë skuadra dhe shpjegon se edhe Botërori me 48 ekipe nuk do të ishte një kompeticion cilësor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme