Rama takim me Peleshin dhe kryetarët socialistë të komisioneve të përhershme

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim pune në “Vilën 30” në Tiranë, me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe me kryetarët socialistë të komisioneve të përhershme parlamentare.
I pranishëm në takim ishte edhe Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu.
Në fokus të mbledhjes ishte mesazhi i kryeministrit Rama për të koordinuar socialistët me prioritetet kryesore të punës së këtyre komisioneve.
Pas miratimit të kryetarëve dhe anëtarëve të 11 komisioneve parlamentare, ato do të nisin zyrtarisht punë e tyre javën e ardhshme.
Me ndryshimin e rregullores së Kuvendit lidhur me komisionet e përhershme, 7 prej tyre drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.
Komisionet e drejtuara nga mazhoranca
- Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Kryetar Milva Ekonomi
- Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Kryetar Ulsi Manja
- Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Kryetar Bledar Çuçi
- Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, Kryetar Anila Denaj
- Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Kryetar Blendi Klosi
- Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, Kryetar Igli Hasani
- Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Kryetar Fatmir Xhafaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




