Çiklizëm/ Tadej Pogacar fenomen, mbron titullin kampion bote në Ruanda

Tadej Pogacar ka mbrojtur titullin kampion bote në Kigali të Ruandës falë një gare të madhe. Çiklisti slloven, i cili nisi sulmin 104 km nga finishi në ngjitje të Malit Kigali, me triumfin në Afrikë futet në historinë e këtij sporti duke siguruar një titull, i cili do të mbahet mend gjatë pas pedalimit për plot 267.5km.

Në vendin e dytë përfundoi Remco Evenepoel, i cili kaloi finishin pas 1 minutë e 28 sekonda. Belgu ishte i pafat pasi humbi kohë për shkak të një problemi në biçikletë. Pas tij u rendit çiklsiti irlandez Ben Healy.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




