Avokat Jordan Daci: Veliaj nuk quhet i shkarkuar derisa të vendosë Kushtetuesja

Politikë | 1 vit më parë

Avokati Jordan Daci deklaroi se Erion Veliaj nuk mund të konsiderohet i shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës pa një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Në një intervistë për emisionin “3D” në RTSH 1 HD, Daci theksoi se “Kushtetuta e ka fare qartë; që bërja e ankimit çon automatikisht në pezullimin e vendimit. Pra, në këtë moment që ne flasim, Erion Veliaj nuk quhet i shkarkuar dhe quhet i shkarkuar vetëm kur të shprehet Gjykata Kushtetuese.”

 “Vetëm kur të shprehet Kushtetuesja me vendim, i cili nëse do ta pranojë ankimimin e tij, do të quhet që vendim i Këshillit Bashkiak nuk ka ekzistuar askund, dhe nëse do ta rrëzojë, sigurisht kur të botohet në Fletore Zyrtare merr fuqi.”

Duke komentuar mbi nenin 115 të Kushtetutës, Daci  u shpreh se “Këshilli i Ministrave nuk është noter.”

“Këshilli i Ministrave është i vetmi organ që Kushtetuta e ka ngarkuar me përgjegjësi për të verifikuar në mënyrë të plotë, se ekziston apo jo shkak nga ligji. Pra nuk mund thjesht të noterizojë vendimin e Këshillit Bashkiak. Në një shtet si i joni, nuk ekzistojnë vendime noterizuese.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme