Kategoria e Parë, formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 5-të

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të spikatur të javës së 5-të në kampionatin “Kategoria e Parë” sipas skemës 4-3-3.
Teknikët kuqezi kanë zgjedhur si portierin më të mirë të javës gardianin e Apolonisë, Leonard Kacaj.
Në vijën mbrojtëse rreshtohen katër lojtarët: Vangjel Zguro (Pogradeci), Jurgen Goxha (Lushnja), Elion Stafa (Iliria), Fabjan Beqja (Besa).
Në mesfushë janë përzgjedhur tre lojtarët: Estrela (Skënderbeu), Moses (Kastrioti) dhe Arnold (Burreli).
Në majën e sulmit qëndron Santiago Selmani (Iliria) i mbështetur nga dy sulmuesit e krahut, Hernan Reçi (Korabi) dhe Imoh Ezekiel (Pogradeci).
Trajneri i javës është zgjedhur Dritan Smajli i ekipit të Ilirisë, pas fitores 1-2 kundër Luftëtarit.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




