Shqipëri – Jordani, nis shitja e biletave fizike pranë stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja | 1 vit më parë

Federata e Futbollit njofton se nga dita e sotme, të gjithë tifozët e Kombëtares mund të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen miqësore të 14 tetorit, Shqipëri – Jordani.

Biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes te hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Ndërkohë, vijon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link: Shqipëri – Jordani .


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme