Gjimshiti vendos rekord në Champions League

Sport | 1 vit më parë

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, shkruan historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi i Atalantës është lojtari i parë nga Shqipëria që arrin 30 paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Gjimshiti ka nisur si titullar me fanellën e Atalantës sfidën e sotme kundër Club Brugge, e vlefshme për fazën e ligës në Champions League.

32-vjeçari ka shënuar një gol në Champions, kundër Shakhtar Donetsk në ndeshjen e dytë të fazës së Ligës së sezonit të kaluar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme