UEFA shtyn votimin për Izraelin pas planit të paqes të propozuar nga Trump

Futboll Bota | 1 vit më parë

UEFA ka hequr dorë nga planet për të përjashtuar Izraelin nga kompeticionet evropiane pas planit të paqes të Donald Trump.

Qeveria e futbollit e kontinentit tonë kishte propozuar të mbante një takim urgjent të Komitetit Ekzekutiv javën e ardhshme, pasi shumica e anëtarëve ishin në favor të përjashitmit të kombëtares së Izraelit.

Por propozimi i presidentit amerikan, i cili ka nisur një përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ka bërë që UEFA të marrë përsëri kohë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme