Flick e pranon: PSG e meritoi fitoren, janë një ekip shumë i fortë

Barcelona humbi duelin kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e javës së dytë të Ligës së Kampionëve (2-1 në Montjuïc). Goli i Gonçalo Ramos në kohën shtesë vendosi ndeshjen, duke u dhënë parisienëve një fitore të vlefshme dhe prestigjioze.
Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e pranoi hapur superioritetin e kundërshtarit: “Luajtëm më mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë ishim të lodhur dhe PSG mori kontrollin. Ata janë një ekip shumë i fortë, plot me lojtarë të rinj të shpejtë që luajtën futboll të shkëlqyer.
Ne nuk ishim në formën tonë më të mirë dhe kundër kundërshtarëve të tillë duhet të jemi. Ata e meritonin fitoren dhe ne duhet ta pranojmë këtë.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




