Presidenti i Letonisë vizitë në Tiranë, pritet në takim nga Rama

Politikë | 1 vit më parë

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Tiranë, Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs është pritur këtë të premte në një takim në Kryeministri nga Edi Rama.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama i cili ka shpërdarë edhe foto nga takimi me presidentin Rinkēvičs.

“Kënaqësi të mikpres Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs”, shkruan Rama në Facebook.

Një ditë më parë presidenti Rinkēvičs zhvilloi bisedime me homologun e tij Bajram Begaj dhe kryeparlamentarin Niko Peleshi. Gjatë takimeve, fokusi u orientua në intensifikimin e bashkëpunimeve mes dy vendeve në fusha kyçe si integrimi evropian, siguria rajonale dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme