Tirana, Bordin: Fitore e merituar, dedikuar tifozëve

Trajneri i Tiranës, Roberto Bordin, tha se fitorja ishte e stërmerituar dhe ia dedikoi atë tifozëve dhe presidentit Halili.
“Çunat e filluan nga pjesa e dytë e ndeshjes me Dinamon, e kishim thënë që këtu do të ishte rinisja jonë. Sot e stërmerituam që të fitonim këtë derbi. Ndaj fitorja u kushtohet atyre, presidentit e mbi të gjitha tifozëve që e kanë mbështetur ekipin”.
“Ishte ndeshje e mirë, ishim të përqendruar deri në fund të ndeshjes dhe jam i lumtur se është një derbi i rëndësishëm për të gjithë. Për mua ishte shumë emocionues. Jam shumë i lumtur por sonte i gëzohemi kësaj fitoreje dhe kthehemi pas disa ditësh pushime që të kthehemi edhe më të fortë se sa më parë. Por nëse do të jemi të lumtur vetëm për një derbi… ky është momenti të konsolidojmë punën në vijim”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




