Allegri sfidon Juventusin: Nuk luaj për hakmarrje, objektivi ynë është rikthimi i Milanit në Champions

Futboll Bota | 1 vit më parë

Massimiliano Allegri kthehet në Torino si kundërshtar, diçka që nuk e ka bërë që nga 6 tetori 2013. Gjatë dy periudhave të tij te Juventusi, trajneri, që aktualisht drejton Milanin, fitoi 12 trofe, përfshirë pesë tituj kampion, dhe arriti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Nesër në mbrëmje, ai do të kthehet në ish-shtëpinë e tij si kryesues i kampionatit italian, duke udhëhequr Milanin në kërkim të pikëve të rëndësishme në garën për titull.

“Nesër është një ndeshje e shkëlqyer, sepse Juve-Milan është gjithmonë jashtëzakonisht emocionuese,” shpjegoi ai në një konferencë për shtyp.

“Është e rëndësishme për ne të bëjmë një hap tjetër të vogël përpara. Do të duhet të jemi shumë të mirë për të kaluar një pushim të mirë. Duhet të punojmë shumë për t’i lejuar Milanit të kthehet në Ligën e Kampionëve. Nesër nuk do të jetë hakmarrja ime, por do të jetë një ndeshje e shkëlqyer dhe për fat të mirë, do të jem në stol”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Milanit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme