Haaland sfidon Kane dhe Mbappé për Këpucën e Artë: Momenti më i mirë i karrierës sime

Futboll Bota | 1 vit më parë

Gara për Këpucën e Artë sapo ka filluar… por tashmë po nxehet. Dueli midis Harry Kane (11 gola në Bundesligë), Kylian Mbappé (9) dhe Erling Haaland (9) premton të jetë një betejë e vërtetë. “Nuk jam ndjerë kurrë më mirë se tani. Po, mund të thuhet se jam në momentin më të mirë të karrierës sime”, tha sulmuesi i Manchester Cityt. Dhe shifrat i japin të drejtë: sipas Opta-s, norvegjezi ka shënuar më shumë gola vetëm sesa dymbëdhjetë ekipe në ligën angleze.

Për klubin dhe kombëtaren (duke përjashtuar Kupën e Botës), Haaland ka shënuar 18 gola në 11 ndeshje, me një seri prej nëntë ndeshjesh pa ndërprerje si shënues, më e gjata e karrierës së tij.

Në historinë e Premier Ligës, vetëm ai ka shënuar më shumë se nëntë gola në shtatë javët e para (11 në sezonin 2022-23 dhe 10 në sezonin 2024-25).

Renditja e Këpucës së Artë aktualisht kryesohet nga Klaemint Olsen (NSÍ Runavík, 26 gola), i ndjekur nga Kasper Høgh (Bodø/Glimt, 16) dhe Darko Lemajić (RFS, 23). Megjithatë, emrat e mëdhenj së shpejti do të marrin skenën për shkak dhe të koeficientit më të lartë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme