LeBron James tërbon tifozët, vendimi i tij i madh ishte… reklamë për një pije alkoolike

Sportdashësit në të katër cepat e botës kanë mbajtur frymën për 24 orë pas njoftimit misterioz që bëri LeBron James pak ditë më parë kur njoftoi se do të merrte një vendim të rëndësishëm.
Të gjithë menduan se ylli i Lakers do të zbulonte se sezoni i 23-të i tij në NBA do të ishte edhe i fundit në këtë ligë madje ky lajmërim ndikoi edhe në çmimet e takimit të fundit të ekipit kalifornian në NBA.
Po vetë basketbollisti njoftoi dje se lajmërimi i tij i madh nuk kishte të bënte me karrierën, por me bashkëpunimin me një kompani, e cila prodhonte konjak. Kjo metodë e zgjedhur prej James për të lajmëruar këtë bashkëpunim ka tërbuar jo pak tifozë, të cilët në rrjet kanë sulmuar idhullin e tyre duke e akuzuar për protagonizëm të tepruar dhe lakmi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




