Java ndërkombëtare e gjuhës italiane – Në Gjirokastër koncert homazh për kantautorin Franco Battiato

Kulturë | 1 vit më parë

Një mbrëmje muzikore e jashtëzakonshme kushtuar këngëtarit italian Franco Battiato, një prej zërave më të thellë dhe poetikë të muzikës italiane u organizua në qytetin e gurtë.

5 artistë italianë u ngjitën në skenën e teatrit “Zihni Sako” mbrëmjen e së martës ku për artdashësin gjirokastrit ata interpretuan pjesë të përzgjedhura nga repertori i tij i pasur.

Ky aktivitet, pjesë e festimeve për Javën e 25-të të Gjuhës Italiane në Botë u organizua nga Konsullata e Përgjithshme  Italiane në Vlorë, bashkia e qytetit të gurtë  dhe Konsullata Italiane e Nderit në Gjirokastër.

“Për 25-vjetorin e organizimit të gjuhës italiane ne kemi zgjedhur pikërisht që nëpërmjet këngës të bëjmë një shfaqje festive duke përcjell gjuhën italiane tek ju”, u shpreh Akile Provencano, Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë.

Eventi u zhvillua në një atmosferë me pjesëmarrje dhe intensitet të madh, duke dëshmuar edhe një herë vlerën e gjuhës dhe kulturës italiane si instrumente të dialogut dhe miqësisë midis popujve.

Gazetar: Y. Ponde

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme