Pogradeci prezanton trajnerin e ri, Emiljano Çela merr drejtimin e liqenorëve

Pogradeci ka prezantuar trajnerin e ri: Emiljano Çela nga sot ka marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës liqenore, duke zënë vendin e lënë bosh, pas dorëheqjes së Ardian Memës.
Më herët këtë sezon, Çela drejtoi Besën po në Kategorinë e Parë.
“Emiljano Çela, trajneri i ri i Pogradecit. Prezantimi zyrtar i Emiljano Çelës, i cili do të jetë bashkë me ndihmësin e tij, Bekim Kulli. Drejtuesit e klubit shpresojnë që me emërimin e Çelës, ekipi të marrë një kthesë pozitive”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




