Mario Mitaj me trajner të ri, Sérgio Conceiçao prezantohet tek Al Ittihad

Futboll Bota | 1 vit më parë

Sérgio Conceiçao është emëruar zyrtarisht trajneri i ri i klubit të Ligës së Arabisë Saudite, Al Ittihad.

Trajneri portugez rikthehet në aksion pasi u largua nga Milani në fund të sezonit të kaluar. “Unë jam Sérgio Conceição dhe jam këtu për të ndërtuar lavdinë e Al Ittihad”, tha ish-trajneri i FC Portos në videon e prezantimit të klubit saudit në rrjetet sociale.

Kujtojmë që tek skuadra e Al Ittihad luan edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mario Mitaj. Conceiçao zë vendin e Laurent Blanc, që u shkarkua pak ditë më parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme