Bernardo Silva drejt largimit nga Manchester City

Futboll Bota | 1 vit më parë

Me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit i Bernardo Silvës te Manchester City. Kontrata e portugezit me klubin anglez skadon qershorin e ardhshëm dhe aktualisht duket se nuk ka asnjë negociatë për një rinovim.

Lojtari i lindur në vitin 1994 do të donte një ndryshim në karrierë dhe thuhet se ka qenë tashmë në radarin e disa klubeve.

Përveç Arabisë Saudite, ekziston edhe mundësia e bashkimit me Benfikën e Mourinhos. Për Bernardo Silvën, ky do të ishte një rikthim në shtëpi, duke pasur parasysh se ai luajti për “shqiponjat” deri në vitin 2014.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme