Trump: Të dielën fluturoj për në Lindjen e Mesme, shpresoj të jem në Izrael për lirimin e pengjeve

Amerikë | 1 vit më parë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se planifikon të udhëtojë drejt Lindjes së Mesme të dielën dhe shpreson të jetë në Izrael kur pengjet do të lirohen të hënën ose të martën.

“Pengjet do të kthehen të hënën ose të martën”, tha ai duke folur me gazetarët në zyrën Ovale pranë Presidentit të Finlandës.

“Unë ndoshta do të jem atje. Shpresoj të jem atje. Po planifikojmë të nisemi diku të dielën dhe pres me padurim. Shoh se po festohet në Izrael, por po festojnë edhe në shumë vende të tjera”, u shpreh Trump.

Ai iu shmang pyetjes së gazetarëve nëse mendon se Izraeli do të normalizojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite vitin e ardhshëm.

I pyetur për shanset e tij për të fituar Çmimin Nobel për Paqe ditën e nesërme, kur do të shpallet laureati, Trump theksoi se tetë marrëveshjet që ai ka ndërmjetësuar për të zgjidhur konfliktet në të gjithë botën që kur është kthyer në detyrë, marrëveshja e sotme e armëpushimit në Gazë  “është më e madhja”.

Këshilli i Ministrave të Izraelit po mblidhet për të diskutuar marrëveshjen dhe pritet ta miratojë atë.

I pyetur për më shumë detaje mbi Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit që parashihen fazat e mëvonshme, ende të papajtueshme, të marrëveshjes së armëpushimit në Gazë, Trump tha se ajo ende “duhet të përcaktohet”.

“Do të ketë një grup të madh njerëzish që do të përcaktojnë se cila do jetë”, tha ai, duke shtuar se “vendet e pasura” do ta financojnë Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme