Bastet dëmtojnë shëndetin mendor, psikologët: Varësia sjell stres, ankth dhe depresion tek individët

Sociale | 1 vit më parë

Vetëm një rast i lojërave të fatit të paligjshme është evidentuar këtë vit në qarkun e Elbasanit, ku u arrestua organizatori dhe u proceduan 13 persona që po luanin. Policia thotë se po bashkëpunon me institucionet e tjera për monitorimin e zonave problematike.

Sipas avokatit Oligert Kume, ndonëse ligji e ndalon, aktiviteti i basteve nuk është zhdukur plotësisht dhe po zhvillohet në forma të fshehta, sidomos online.

“Edhe puna operacionale duhet të jetë shumë e specializuar në drejtim të zbulimit të këtyre veprimtarive dhe subjekteve që organizojnë dhe ushtrojnë këtë vepër penale” u shpreh avokati, Oligert Kume.

Psikologët nga ana tjetër e konsiderojnë këtë fenomen si një problem serioz të shëndetit mendor. Ata theksojnë se bastet krijojnë varësi të fortë emocionale, rrisin nivelin e stresit, sjellin depresion dhe dëmtojnë marrëdhëniet familjare.

“Pasojat janë shumë dimensionale, fillo me vet individin, krijon varësi, izolim, shkëputje nga realiteti dhe shumë element të tjerë. Më pas vjen marrëdhënia me familjen, mund të ketë prezencën e dhunës në familje”, tha psikologia, Eriona Hoxha.

Ekspertët kërkojnë ndërhyrje më të gjerë sociale dhe psikologjike për parandalimin dhe trajtimin e personave që vuajnë nga varësia ndaj basteve.

Gazetar: M. Marashi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme