Kërkesa të larta akomoduese në Qytetin Studenti. Janë akomoduar edhe 500 studentë te huaj, ende vende të lira

Sociale | 1 vit më parë

Ky është vit më i mirë akademik për Rezidencën Studentore nr. 1, që e ka nisur me 800 kërkesa më shumë për akomodim. Për drejtorin Olsi Shahini falë një marrëveshje të realizuar për herë të parë janë akomoduar edhe studente të huaj nga universitetet private.

“Kemi një fluks mbi 800 studentë më shumë se vitin e kaluar. Ka një kërkesë të shtuar të studentëve të huaj ose të universiteteve private që kanë lidhur marrëveshje me institucionin për akomodimin e studentëve të huaj. Deri tani ka një kërkesë prej 500 studentësh të huaj”, tha Shahini.

Në 35 godinat, ku përfshihet edhe Instituti Bujqësor, ka ende vende të lira, ndërsa çmimet janë të favorshme dhe variojnë sipas kushteve në godina.

“Është me tre fasha për godinat e parikonstruktuara çmimi është 4500 lekë, ku përfshihen të gjithë fasilitetet utilitare për një student. Fasha e dytë është 5500 lekë dhe fasha e tretë është 6500 lekë, të cilat janë godinat e reja. Godinat e vjetra e kanë bërë manualisht regjistrimin dhe kemi kërkuar që edhe aty regjistrimi të bëhet online”, tha ai.

Shahini zbulon për RTSH nismën më të re në proces pune.

“Për ta bërë Airbnb muajt që nuk ka fluks studentor, apo në muajt ku godinat kanë kapacitet të ulët. Mund të jenë familjar, profesor, studentë, akademik”, tha Shahini.

Rezidenca studentore nr. 1 ka rreth 7000 kapacitete akomoduese, ndërsa regjistrimet në platformën Tirana ime nga bashkia e Tiranës vijojnë ende edhe pse tashmë ka nisur viti i ri akademik.

Gazetare: E. Hasanbelli

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme