Elseid Hysaj: Kisha 11 vite që e prisja këtë fitore, Letoni-Andorra tregon se s’ka ndeshje të lehta!

Ishte njëri prej më të mirëve në fushën e lojës ndërsa pas takimit pranoi se frymëzimi për të dhënë gjithçka nuk i kishte munguar. “Mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje të madhe. Kisha plot 11 vite që prisja një fitore përballë Serbisë dhe më në fund ia arrita”, tha Hysaj, i cili ka qenë i vetmi lojtar në fushë, i cili ka përjetuar incidentet që ndodhën vite më parë në Beograd.
I pyetur për takimet e radhës mbrojtësi i Lazio-s arsyetoi se gjithçka që ishte arritur tani nuk mjaftonte. “Ndeshjet me Andorrën dhe Anglinë do të jenë decizive edhe pse ka ende kohë për të menduar për ato. Fakti që do të luajmë me Andorrën nuk do të thotë asgjë, ne duhet të përgatitemi shumë mirë pasi sot nuk ka ndeshje të lehta. Këtë e tregon edhe fundi i ndeshjes mes Letonisë dhe Andorrës”, tha Hysaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




