Festë në trojet shqiptare – Tifozët festojnë triumfin historik. “Digjet” Prishtina, murale për Manaj në Mitrovicë

Sport | 1 vit më parë

Nuk ka pasur gjumë pas në qytetet ku flitet shqip pas suksesit të Kombëtarë, jo vetëm në Shqipëri, por Kosova, Maqedonia e Veriut dhe qytetet e mëdha europiane janë pushtuar nga festa e tifozëve.

Atmosfera në Prishtinë ka qenë e jashtëzakonshme, ashtu si në pothuajse gjithë qytetet e Kosovës. Flamujt dhe shallet kuqezi janë valëvitur edhe në Preshevë, ku shqiptarët e Luginës kanë festuar deri në mëngjes.

Nuk ka mbetur pas as Mitrovica, që përveç festës, ka vendosur të përjetësojë me një murale të Rey Manajt, kur festoi me shenjën e shqiponjës pas shënimit të golit.

Gëzimi për fitoren historike është përjetuar edhe në Maqedoninë e Veriut. Në Shkup, tifozët shqiptarë kanë mbushur sheshin “Skënderbeu”, ku kanë ndjekur gjithë ndeshjen. E njëjta atmosferë e ndezur edhe në Kumanovë e Tetovë.

Nuk kishte si të mungonin festimet e ndryshme, edhe në qytetet e ndryshme, jo vetëm në Europë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazetar: Edi Hajdini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme