Bremer dëmtohet përsëri, Juventusi përgatitet për mungesën e gjatë të brazilianit

Rikthimi i Serie A nuk do të jetë aspak i mirëpritur për Juventus-in. Klubi piemontez ka lajmëruar dëmtimin e Bremer, i cili ka dëmtuar meniskun e gjurit të majtë dhe i duhet që t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.
Për këtë realizuar këtë ndërhyrje mbrojtësi ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Lionit ku është konsultuar me doktorin Nonnery Cottet. Sa i përket periudhës së rikuperimit mendohet se data të sakta mund të dalin vetëm pas ndërhyrjes. Sipas mjekëve të ndryshëm për këtë dëmtim mund të duhen nga 1 deri në 6 muaj pushim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




